I dënuar në Gjermani me 10 vite burg, arrestohet 27-vjeçari nga Kosova në Morinë

I dënuar në Gjermani me 10 vite burg, arrestohet 27-vjeçari nga Kosova në Morinë

Një shtetas kosovar 27-vjeçar është ndaluar në hyrje të Republikës së Shqipërisë, pasi rezultonte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Gjermania për veprën penale të “Mashtrimit”, me një dënim maksimal deri në 10 vjet burg. Operacioni u realizua nga Policia Kufitare e Morinës, në bashkëpunim me Drejtoria Vendore e Policisë Kukës, si pjesë e kontrolleve të imta në kufi për të parandaluar lëvizjet ilegale të shtetasve të shpallur në kërkim. Nga verifikimet e kryera dhe informacioni i shkëmbyer me partnerët gjermanë përmes Interpol Tiranës, u konfirmua se shtetasi S.M. ishte objekt i një urdhër-arresti ndërkombëtar të Gjykatës së Mynihut. Aktualisht, Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët në Gjermani, po vijon procedurat për ekstradimin e të ndaluarit. Top Channel