Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Nigel Farage ‘shpërthen’ në konferencë: Anijet me emigrantë do ndalojnë brenda dy javësh nga momenti që do bëhem kryeministër
Lideri i Reform UK, Nigel Farage, u zotua se do të ndalojë menjëherë kalimet e anijeve me emigrantë në Kanal nëse arrin të bëhet Kryeministër. Premtimi u bë gjatë konferencës së partisë në Birmingham, ku morën pjesë rreth 6,000 mbështetës, mes brohoritjeve, muzikës dhe piroteknikës. Farage tha se brenda dy javësh nga marrja e qeverisë, do të ndërmerrte masa të rrepta kundër emigracionit të paligjshëm. “Do t’i ndalojmë anijet dhe do t’i deportojmë ata që hyjnë ilegalisht. Nuk mund të vish këtu ilegalisht dhe të qëndrosh. Do të bëjmë atë që bën çdo vend normal në botë”, deklaroi ai. Kreu i Reform UK foli edhe për tensionet në Partinë Laburiste, duke parashikuar një “luftë civile të majtë” pas dorëheqjes së Angela Rayner. Sipas tij, deputetët...