Skandali i kremit mbrojtës nga dielli që tronditi Australinë

Skandali i kremit mbrojtës nga dielli që tronditi Australinë

Si shumë australianë, Rach u rrit duke qenë “e frikësuar nga dielli”, në një vend ku kanceri i lëkurës është një rrezik real për shumë njerëz. Fëmijëria e saj u karakterizua nga rregulla e famshme “pa kapelë, nuk luan” në shkolla, reklamat e viteve ’90 që paralajmëronin se dielli mund të shkaktojë kancer, dhe tubat e kremrave kundër diellit që qëndronin pranë çdo dere në shtëpinë e saj. Kjo e bëri 34-vjeçaren të aplikonte krem dielli me devotshmëri disa herë në ditë dhe rrallë të dilte nga shtëpia pa kapelë. Megjithatë, ajo u trondit kur gjatë një kontrolli në nëntor, mjekët gjetën një kancer të lëkurës në hundën e saj – diçka e pazakontë duke pasur parasysh moshën dhe rutinën e saj të mbrojtjes nga...