Në ditëfestën e Shenjtëreshës Shqiptare

Në ditëfestën e Shenjtëreshës Shqiptare

Nga Don Fatmir Koliqi Gonxhe Bojaxhiu, bija e dy prindërve të devotshëm shqiptar, Dranës dhe e Kolës, e njohur për gjysmë shekulli si Nënë Tereza, tashmë shenjtëreshë, “njihet” nga të gjithë, ndërsa personi i saj ka marrë përmasa botërore. Me shenjtërinë e saj magnetike, thjeshtësinë prekëse, dashurinë ledhatuese, njerëzinë  shumëdimensonale, ajo është bërë ikona e kohës sonë. Kjo grua, “gjigantja shtatëshkurtër”, është person që tërheq e grish për ta njohur atë gjithnjë e më shumë. Arsyeja e kësaj tërheqje qëndron te e përhershmja cilësi e saj: personi dhe jeta e saj e hirshme me veshje hyjnore. Gjithnjë, para 5 shtatorit, që është ditëfesta liturgjike e asaj, kjo tërheqje bëhet edhe më e fuqishme, thuajse e parezistueshme: shndërrohet në grishje të flaktë për ta ritakuar, për të mësuar prej saj...