foto ilustruese
SLLOVENI- Kompania sllovene Geaprodukt ka tërhequr specat e kuq me origjinë nga Shqipëria për shkak të pesticideve të tepërta acetamiprid, format dhe flonicamid. Produktet fillimisht ishin paketuar në një kuti kartoni dhe më pas në qese plastike.
Kompania u kërkon klientëve ta kthejnë produktin në vendin e blerjes. Nëse kjo nuk është e mundur, ata duhet ta hedhin atë në mbeturinat biologjike. Më tej, kompania këshillon që personat që kanë qenë në kontakt me ushqimin e kontaminuar duhet të dezinfektojnë duart
Mësohet se produkti është importuar në Slloveni nga data 24 gusht deri në 4 shtator, ndërsa kanë qenë të paketuara në kuti kartoni dhe plastikë.
Vetëm pak ditë më parë, Bosnj-Hercegovina bllokoi pjeshkët me origjinë shqiptare. Në Bosnjë u gjetën nivele të rritura të klorpirifos, një pesticid që mund të shkaktojë dëm për shëndetin e njeriut. Po ashtu, dje Kroacia ka bllokuar një sasi prej 5,562 kg pjeshkë me origjinë nga Shqipëria, për shkak të pranisë së nikelit mbi normat e lejuara. Në pjeshkat shqiptare në Kroaci u gjet një përmbajtje e shtuar e nikelit.
as marrjes së njoftimit, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në Shqipëri (AKU) ka nisur hetimet dhe ka gjetur se produkti nuk ishte shpërndarë në tregun vendas, por ishte dërguar ekskluzivisht për eksport./ZËRI
