Sllovenia tërheq urgjentisht prej tregut specat nga Shqipëria, prani e pesticideve të rrezikshme

Sllovenia tërheq urgjentisht prej tregut specat nga Shqipëria, prani e pesticideve të rrezikshme

Një sasi me speca të kuq që u eksportuan drejt Sllovenisë nga Shqipëria janë tërhequr me urgjencë nga tregu për shkak të niveleve të larta të pesticideve që janë zbuluar në to. Raportohet se kompania Geaprodukt në Slloveni ka dhënë urdhrin për tërheqjen e specave nga Shqipëria pasi në to janë gjetur pesticide të tepërta si acetamiprid, formetanate dhe flonicamid. Mësohet se produkti është importuar në Slloveni nga data 24 gusht deri në 4 shtator, ndërsa kanë qenë të paketuara në kuti kartoni dhe plastikë. Sakaq, kompania u ka kërkuar klientëve ta kthejnë produktin në vendin e blerjes dhe nëse kjo nuk është e mundur, ata duhet ta hedhin atë. Kompania ka këshilluar personat që kanë rënë në kontakt me ushqimin e kontaminuar duhet të...