Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Skemat piramidale online/ “Leo Smith u tha viktimave s’ka para deri më 1 gusht 2026”, Braçe: Për mua që kam jetuar në ’96 e ’97 s’është e re kjo gjë
Deputeti socialist, Erion Braçe vijon me denoncimet për skemat piramidale online. Ai ka shpërndarë mesazhet në Telegram, ku sipas tij Leo Smith u thotë qytetarëve “paratë tuaja i kam unë; po nuk më besuat paratë do i merrni në 1 gusht 2026”. “Leo Smith u shfaq dje pasdite u tha viktimave: nuk ka para deri më 1 gusht 2026! Më qartë u tha viktimave se “të gjithë ata që nuk na besojnë, duhet të presin deri në 1 gusht 2026 për të tërhequr paratë e tyre pasi XUEX të përfundojë shqyrtimin”! Kjo është gënjeshtra e dy në 6 ditë pas të parës ku angazhohej se brenda pesë ditëve do mundësonte “tërheqje të shpejtë të parave nga të gjithë”! Për mua që kam jetuar në dhjetor...