Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Tenderi i dyshimtë, Fatmir Struga merr 150 mln pa garë nga Edlira Bode e Traumës
Spitali Universitar i Traumës, një nga institucionet kryesore shëndetësore në vend, ka dhënë së fundmi një tender për kompaninë “Fedos Uppsala”, e zotëruar nga Fatmir Struga. Të dhënat e procedurës, ngrenë dyshime se fituesi është favorizuar nga institucioni i drejtuar nga ish deputetja socialiste Edlira Bode. Tenderi me objekt “riparimin dhe mirëmbajtjen e aparaturave mjekësore” është shënuar me “flamur të kuq” nga “Open Data” për mungesë konkurrence, pasi kompania “Fedos Uppsala” ka garuar e vetme. Diferenca midis fondit limit dhe ofertës fituese (mbi 15 mln lekë) ishte simbolike, vetëm 60,000 lekë, duke ngritur dyshime mbi transparencën e procesit. Kjo praktikë ka shtuar dyshimet se tenderi është dhënë me qëllim për të favorizuar këtë kompani. Emri i Fatmir Strugës është i lidhur me tendera të shumtë...