Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Burgoset kirurgu që amputoi veten
Një kirurg vaskular i Shërbimit Shëndetësor Kombëtar në Mbretërinë e Bashkuar, i cili kishte kryer qindra operacione amputimi dhe më vonë kishte hequr vetë këmbët e tij, është dënuar me dy vite e tetë muaj burg për mashtrim dhe posedim të pornografisë ekstreme. Neil Hopper, 49 vjeç, nga Truro, Cornwall, kishte pretenduar para kompanive të sigurimeve se amputimi i këmbëve të tij kishte ndodhur për shkak të një infeksioni nga sepsi. Megjithatë, Gjykata e Kurorës në Truro dëgjoi se Hopper kishte përdorur akull të thatë për të ngrirë vetë këmbët e tij, duke bërë që amputimi të bëhej i pashmangshëm. Prokurori Nicholas Lee tha në gjykatë se Hopper kishte një "interes seksual në amputim". Ai kishte pranuar fajësinë për dy akuza për mashtrim dhe tre...