Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Sëmundja parazitare Chagas, kjo ‘vrasëse e heshtur’ që po përhapet në disa shtete të SHBA-së
Një sëmundje pak e njohur po përhapet në SHBA, kryesisht në shtetin e Kalifornisë, paralajmërojnë zyrtarët e shëndetësisë. Në një studim të ri të botuar në revistën e CDC-së për Sëmundjet Infektive në Zhvillim, studiuesit deklarojnë se rastet njerëzore të sëmundjes Chagas janë konfirmuar në tetë shtete, duke i bërë ata të rekomandojnë që sëmundja të klasifikohet si "endemike". "Pranimi i endemicitetit të sëmundjes Chagas në Shtetet e Bashkuara është thelbësor për arritjen e qëllimeve globale shëndetësore", shkruan autorët. Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve e përkufizojnë një sëmundje si "endemike" kur ka një "prani të vazhdueshme dhe/ose prevalencë të zakonshme" në një popullsi brenda një zone të caktuar gjeografike - me fjalë të tjera, niveli "bazë" i sëmundjes brenda një komuniteti. "Sëmundja Chagas (ose...