Procesi kundër ish-krerëve të UÇK-së në Hagë hyn në fazën e mbrojtjes, më 15 shtator paraqitet dëshmitari i parë

Procesi kundër ish-krerëve të UÇK-së në Hagë hyn në fazën e mbrojtjes, më 15 shtator paraqitet dëshmitari i parë

Ish-krerët e uÇk-së HAGË- Procesi kundër ish-krerëve të UÇK-së në Hagë hyn në fazën e mbrojtjes. Në seancën e 15 shtatorit, që do të fillojë në orën 09:00, do të paraqitet dëshmitari i parë i thirrur nga mbrojtja e Thaçit.  Më 15 shtator, Dhomat e Specializuara të Kosovës e njohur si Gjykata Speciale, do të nisin fazën e re të procesit gjyqësor ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe të tjerëve, me paraqitjen e provave nga mbrojtja. Bëhet me dije se seanca do të jetë kryesisht publike dhe do të transmetohet me 45 minuta vonesë në shqip, serbisht dhe anglisht përmes faqes zyrtare të DHSK-së. Deri më tani, në këtë proces kanë dëshmuar 127 dëshmitarë – 125 të thirrur nga Prokuroria dhe dy nga Mbrojtja e Viktimave – ndërsa...