VIDEO/ Zelensky i përgjigjet ftesës së Putin: Nëse dëshiron që të mos ndodhi takimi, atëherë më fto në Moskë

Volodymyr Zelensky nga samiti në paris

PARIS- Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, iu përgjigj ftesës së udhëheqësit rus Vladimir Putin për të ardhur në Moskë. Reagimi erdhi gjatë një konference të përbashkët për shtyp me Presidentin francez Emmanuel Macron pas takimit të Koalicionit të Vullnetit në Paris.

Zelensky responded to Putin’s “invitation” to Moscoë:“If you ëant the meeting not to happen, invite me to Moscoë. The fact that Russia has started talking about a meeting — that’s already good.” pic.tëitter.com/rësx19UkEj
— NEXTA (@nexta_tv) September 4, 2025

Pas deklaratës së përgjithshme, ai theksoi: “Takimi është i nevojshëm, nuk ka të bëjë me dëshirën, por është i nevojshëm. Ne e mbështetëm atë në çdo format: si trepalësh ashtu edhe dypalësh. Unë besoj se Rusia po bën gjithçka për ta vonuar atë. Partnerët tanë amerikanë na thanë se Putini më ftoi në Moskë. Nëse dëshiron që takimi të mos ndodhë, më fto në Moskë.”
Sipas presidentit, fakti që Rusia ka filluar të flasë për takimin është tashmë një shenjë e mirë, por “për momentin nuk e shohim dëshirën e tyre për t’i dhënë fund luftës”. Në të njëjtën kohë, presidenti theksoi se negociatat ndërkombëtare duhet të përfundojnë me një rezultat konkret, mbi të gjitha – një proces për të ndaluar armiqësitë.
Presidenti rus, Vladimir Putin bëri deklaratën nga Kina, ku ndodhej për të marrë pjesë në një samit të organizuar nga Pekini, ku morën pjesë më shumë se 20 udhëheqës të vendeve jo-perëndimore, përfshirë kryeministrin indian Narendra Modi. Duke folur në një konferencë për shtyp në Pekin, Putin tha se do të ishte i gatshëm të takohej me homologun e tij ukrainas Volodymyr Zelensky nëse do të vizitonte Moskën./ZËRI