Bota E Enjte, 4 Shtator 2025 19:30
Papa Leone XIV priti në Vatikan presidentin izraelit, Isaac Herzog dhe ngriti çështjen e luftës në Gaza duke kërkuar rifillimin të negociatave për një armëpushim dhe lirimin e pengjeve, njoftoi sot Selia e Shenjtë.
Pas bisedimeve me kreun e kishës katolike bëhet e ditur se Herzog u takua edhe me Sekretarin e Shtetit të Vatikanit, Pietro Parolin. Selia e Shenjtë përsëriti qëndrimin e saj se zgjidhja me dy shtet, e cila parashikon bashkëjetesën paqësore të një shteti të pavarur palestinez përkrah Izraelit, është e vetmja rrugëdalje e qëndrueshme për konfliktin, që mund të garantojë një të ardhme për popullin palestinez.
Qeveria izraelite e kundërshton zgjidhjen me dy shtete, duke pretenduar se kjo do të përbënte kërcënim për ekzistencën e vendit. Pas takimit me papën, Herzog shkroi në rrjetin social X për t’i falënderuar për ”pritjen e ngrohtë sot në Vatikan”. ”Mbi të gjitha, Izraeli po përpiqet në çdo mënyrë të mundshme të sjellë në shtëpi pengjet që mbahen në robëri brutale nga Hamasi”, shkroi ai.
