Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Publikohet kënga “Zhegrova” nga Kidda dhe ZKR
Showbiz E Enjte, 4 Shtator 2025 18:51 Kënga më e re e Kidda-s në bashkëpunim me reperin francez ZKR është publikuar dhe mban titullin “Zhegrova”. Futbollisti kosovar Edon Zhegrova shfaqet në videoklip duke lidhur karrierën e tij sportive me botën e muzikës dhe duke i dhënë projektit një dimension të jashtëzakonshëm. Publikimi i këngës, vetëm pak ditë pas prezantimit të tij te Juventusi, e bën këtë moment edhe më të veçantë për fansat dhe mediat. Klipi dhe kënga priten të jenë ndër temat më të komentuar të ditëve të ardhshme, duke shënuar një kombinim unik midis sportit dhe muzikës.