Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Macron konfirmon garancitë e sigurisë për Ukrainën, 26 shtete të BE-së gati të dërgojnë trupa, Meloni refuzon
Lufta në Ukrainë ka arritur në ditën e 1,289-të, ndërsa liderët evropianë riafirmuan sot përkushtimin e tyre ndaj Kievin gjatë një takimi të zhvilluar në Paris. “Koalicioni evropian i të vullnetshmëve” njoftoi rinisjen e projektit të garancive të sigurisë pas luftës, me qëllim mbështetjen e stabilitetit dhe sigurisë në vendin e pushtuar. Presidenti francez Emmanuel Macron deklaroi se 26 shtete të BE-së janë “të përkushtuara për të dërguar trupa në Ukrainë si pjesë e forcave të sigurisë, menjëherë pas nënshkrimit të një marrëveshjeje paqeje”. Macron shtoi se “kjo forcë nuk ka qëllim apo objektiv të nisë një luftë kundër Rusisë”. Gjatë takimit, kryeministrja italiane Giorgia Meloni konfirmoi se Italia nuk do të dërgojë ushtarë në Ukrainë, por mbetet e gatshme të mbështesë iniciativa për armëpushim...