Burimi:
Kultplus.com

Foto © Kultplus.com
Çudia për Huan Rulfon
Nga Gabriel Garcia Marquez Shqipëroi Bajram Karabolli Zbulimi i Juan Rulfos, si ai i Franc Kafkës, pa dyshim, do të jetë një kapitull themelor në kujtimet e mia. Kisha mbërritur në Meksiko më 2 korrik 1961, pikërisht ditën që Ernest Heminguej i dha fund jetës me një të shtënë. Unë, jo vetëm nuk i kisha lexuar librat e tij, por as që kisha dëgjuar të flitej për të. Jetoja në një apartament pa ashensor, në rrugën Renan, në lagjen Anzures. Kishim një dopio dyshek, për sheshi, në një dhomë gjumi të madhe, një djep në dhomën tjetër, ndërsa në mesore një tavolinë për të ngrënë e për të shkruar dhe dy karrige të vetme që na shërbenin për gjithçka. Kishim vendosur të qëndronim në këtë...