Burimi:
Kultplus.com

Foto © Kultplus.com
Prizreni drejt stadiumit të ri modern: Projekti 13 milionë euro për “Përparim Thaçi” në fazën finale
Prizreni shumë shpejt do të ketë stadiumin e tij modern. Autoritetet kanë njoftuar se projekti për modernizimin e plotë të stadiumit “Përparim Thaçi” ka hyrë në fazën finale të procedurave dhe pritet të nënshkruhet kontrata. Ky investim kap vlerën prej 13 milionë eurosh dhe parasheh transformimin e stadiumit aktual në një arenë të re sipas standardeve të UEFA-së, me kapacitet prej 7,750 ulësesh, transmeton KultPlus. Stadiumi i ri nuk do të jetë vetëm shtëpia e klubit legjendar FC Liria, por edhe një hapësirë moderne për gjithë komunitetin sportiv dhe tifozët prizrenas. Projekti shihet si një hap i madh për zhvillimin e futbollit në qytetin historik dhe për krijimin e kushteve më të avancuara për gjeneratat e reja të sportistëve./KultPlus.com