Kontrabanda e naftës në Greqi, në krye të grupit edhe një shqiptar

Kontrabanda e naftës në Greqi, në krye të grupit edhe një shqiptar

Rrjeti i kontrabandës së karburantit që e ashtuquajtura FBI greke shkatërroi në shumë zona të vendit gjeneroi fitime prej mbi 3 milionë eurosh. Një nga programet software që ata përdornin për aktivitetin e tyre të paligjshëm u kujtonte atyre “solitaire”. Anëtarët e rrjetit të kontrabandës së karburantit, nëpërmjet kombinimit të çelësave dhe fjalëkalimit, shfaqnin një menu të fshehur opsionesh të cilat kishin aftësinë të ndërhynin në sistemin e ligjshëm të hyrje-daljeve të stacioneve të karburantit. Pas futjes së parametrave specifikë, kryheshin dërgesa me deficit prej 25%. Ata gjithashtu kishin software me kode aksesi që gjeneronin raporte shitjesh si për sasitë ligjore që nxirreshin nga pompat për të cilat lëshoheshin dhe transmetoheshin fatura dhe që ishin regjistruar në sistem, ashtu edhe për sasitë që dorëzoheshin përmes...