Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
“Miqtë” e Putinit, CNN analizon: ‘Show’ në Kinë, mesazh i qartë për SHBA-në dhe Europën
Këtë javë, Presidenti rus Vladimir Putin pati një mesazh të qartë për Ukrainën dhe aleatët e saj europianë: “Moska mund të vazhdojë rrugën e nisur, sepse ne kemi miq të fuqishëm”. Shefi i Kremlinit u shfaq në krah të liderit kinez Xi Jinping, kryeministrit indian Narendra Modi, presidentit iranian Masoud Pezeshkian dhe Kim Jong-un të Koresë së Veriut. Më shumë se tre vjet pas asaj që Putini dikur mendonte se do të ishte një marrje shumë e shpejtë nën kontroll e Ukrainës së dobët fqinjë, është e qartë, thotë CNN, se Rusia nuk do të kishte qenë në gjendje ta përballonte luftën pa paratë kineze dhe ato indiane, pa armët e Iranit në një masë më të vogël, fuqinë punëtore nga Koreja e Veriut. Rrjeti...