“Hudhrën e paskemi me vete”/ Plani për menaxhimin e plazheve, Rama thumbon Qosen: Shpresoj të na bashkohet dhe Kavaja demokratike

“Hudhrën e paskemi me vete”/ Plani për menaxhimin e plazheve, Rama thumbon Qosen: Shpresoj të na bashkohet dhe Kavaja demokratike

Kryeministri Edi Rama nuk e kurseu ironinë as këtë të enjte në eventin me temë “Shqipëria Turistike 2030”. Ai thumboi kryebashkiakun e Kavajës, Fisnik Qosen, duke thënë se shpreson që t’i bashkohet në planin për menaxhimin e plazheve, pavarësisht se është demokrat. Edi Rama: Shpresoj të na bashkohet dhe Kavaja demokratike, që uroj të ndalojë zhvillimin e mëtejshëm të pallateve, që i zënë vendin pishave. Ka ardhur kryetari i bashkisë së Kavajës këtu? Rrofsh… hudhrën e paskemi me vete, do të na shkojë mirë. Ata që janë mësuar të dhunojnë plazhet me shezlongë ngjitur me njëri-tjetrin të mos marrin më mundimin të aplikojnë fare Shpejt do të nxjerrim planin e ri për bregdetit. Shpejt do të kuptojmë se cilat plazhe bashkitë do t’i marrin plotësisht,...