Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Pas ankesave në KPP, AKSHI pezullon tenderin 5 milionë euro të internetit
Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) ka pezulluar tenderin me vlerë 5 milionë euro për shërbimin e internetit dhe intranetit për institucionet qendrore. Vendimi vjen pas ankesave të pesë kompanive kryesore të tregut, të cilat pretendojnë se fondi i caktuar është i pamjaftueshëm për të garantuar shërbimin e kërkuar. Kompanitë që kanë paraqitur ankesa në Komisionin e Prokurimit Publik janë: One Albania, MC Networking, Abissnet, Vodafone Albania dhe Albanian Satellite Communication. Ato argumentojnë se raporti mes fondit limit dhe kapaciteteve të kërkuara nuk qëndron. Sipas tyre, me këtë vlerë është e pamundur të ofrohet cilësia dhe volumi i duhur i shërbimit. Disa prej tyre kanë dorëzuar edhe përllogaritje të detajuara, duke theksuar se AKSHI ka llogaritur gabim kapacitetet dhe se kërkesat teknike nuk janë...