‘Një ditë tragjike’/ Aksidenti që la pas 15 të vdekur, qeveria portugeze shpall ditë zie kombëtare

‘Një ditë tragjike’/ Aksidenti që la pas 15 të vdekur, qeveria portugeze shpall ditë zie kombëtare

Qeveria portugeze ka shpallur ditën e enjte si ditë zie kombëtare, në nderim të 15 viktimave që humbën jetën të mërkurën. Tragjedia ndodhi në Lisbonë, ku një tramavaji elektrik doli nga shinat dhe u përplas me një ndërtesë gjatë orarit të pasdites. Në mesin e 18 të plagosurve, ndodhen edhe pesë persona në gjendje kritike për jetën dhe një fëmijë i mitur. Kryeministri Luís Montenegro anuloi të gjitha aktivitetet publike dhe institucionale, duke konfirmuar pjesëmarrjen vetëm virtuale në një samit ndërkombëtar në Paris. Ndërkohë, Presidenti Marcelo Rebelo de Sousa anuloi një event të planifikuar në Pallatin Belem. “Është një ditë tragjike për qytetin tonë. Lisbona është në zi”, deklaroi me emocione kryetari i Bashkisë së Lisbonës, Carlos Moedas, i cili shpalli tre ditë zie bashkiake....