Miku i Ramës në takim me Putinin dhe presidentin Kinez

Mesditën e kësaj të mërkure u zhvillua në Pekin një paradë madhështore ushtarake, nën udhëheqjen e presidentit kinez Xi Jinping, i cili nderoi ata që luftuan gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Në krah të presidentit kinez ishin edhe liderë të tjerë të fuqishëm botërorë, si presidenti rus Vladimir Putin dhe udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un. Ky aktivitet madhështor kishte për qëllim të demonstrojë fuqinë ushtarake të Kinës dhe të forconte imazhin e vendit si aktor kryesor në skenën ndërkombëtare.
Megjithatë, ajo që tërhoqi më shumë vëmendje ishte prania e ish-kryeministrit italian Massimo D’Alema. Prania e tij ka krijuar polemika në Romë dhe jo vetëm, duke e kthyer një ngjarje të tillë ushtarake në Pekin në temë të diskutimeve për politikën ndërkombëtare dhe lidhjet e vjetra diplomatike.
Miqësia e Massimo D’Alema me RamënD’Alema, tashmë 76-vjeçar, është i njohur jo vetëm për karrierën e tij politike në Itali, por edhe për lidhjet e tij ndërkombëtare dhe, më e fundit, për njohjen e veçantë me kryeministrin shqiptar Edi Rama.
Në fakt, D’Alema mund të konsiderohet si “pensionisti” më i famshëm i huaj në Shqipëri, pasi që nga fillimi i vitit 2024 ka hapur një studio konsulence tregtare në Tiranë, në “Pallatin e Kulturës”, një vend që zakonisht është i rezervuar për zyrat e institucioneve dhe bizneset me profile të larta.
Sipas vetëdeklarimit të tij, fitimet e studios “A&I Albania” për vitin 2024 arrijnë rreth 10 mijë euro, shumë më të ulëta se të një emigranti të zakonshëm, duke krijuar kështu një kontrast ironik me imazhin e tij ndërkombëtar dhe statusin e “miqësisë” së tij me Ramën.
Kjo lidhje e veçantë me kryeministrin shqiptar ka bërë që D’Alema të përshkruhet nga Rama si një “mik pro-bono”, i cili ka dëshirë për të ndihmuar me këshilla falas dhe për të ofruar përvojën e tij politike dhe ndërkombëtare pa kompensim të madh financiar.
Megjithatë, kjo miqësi ka tërhequr vëmendjen e mediave dhe analistëve, të cilët e vlerësojnë si një shembull të ndikimit që figura me profil ndërkombëtar mund të ketë edhe në shtete më të vogla si Shqipëria.
Kush është Massimo D’AlemaMassimo D’Alema ka qenë lider i së majtës italiane dhe ka drejtuar qeverinë italiane në vitet 1998-2000, periudhë gjatë së cilës u përqendrua në çështje të politikës së jashtme dhe reformave ekonomike.
Më pas, ai shërbeu si zv.kryeministër dhe Ministër i Jashtëm në qeverinë e Romano Prodit gjatë viteve 2006-2008, duke u shquar për aktivitetin e tij në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe diplomacinë evropiane.
Pas largimit nga politika aktive, D’Alema u përqendrua në karrierën e tij si lobist ndërkombëtar dhe ekspert për çështjet globale, duke udhëtuar dhe krijuar lidhje me liderë botërorë, përfshirë presidentë dhe kryeministra nga vende të ndryshme, përfshirë këtu edhe Ramën.
Miqësia e Ramës me persona qe rreshtohen në radhët e autokratëve si Putin dhe presidenti kinez, justifikojnë më së miri “sindromën e diktatorit”, që e ka pushtuar kreun e qeverisë prej kohësh.