Komeditë më të bukura në Koko Fest 2025

Komeditë më të bukura në Koko Fest 2025

Festivali Mbarëkombëtar i Komedisë “KoKo FEST” mbushi sallën e Teatrit “Andon Zako Çajupi” në Korçë, me tri shfaqjet e netëve të para, nga trupa e Teatrit të Korçës me “Një martesë, një divorc, një funeral”, nga trupa e Teatrit “Skampa” të Elbasanit, me “Çfarë pa kryeshërbëtorja?”, si dhe me shfaqjen “Vendi më i humbur në Shqipëri” të Teatrit të Durrësit, “Aleksandër Moisiu”. Për shtatë net radhazi “KoKo FEST” do të sjellë në Korçë komeditë më të bukura dhe emocionet më të veçanta të skenës. Ky projekt, i mbështetur nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, është një ngjarje që sjell në skenë emra të njohur të humorit, artistë të talentuar dhe një atmosferë që ndërthur artin skenik me të qeshurën. Sipas kalendarit të paraqitur nga...