Burimi:
Kultplus.com

Foto © Kultplus.com
Celine Dion nuk dorëzohet, këngëtarja premton një rikthim spektakolar
Pavarësisht sfidave shëndetësore, diva e muzikës Celine Dion po përgatitet për rikthimin spektakolar në skenë vitin e ardhshëm Sipas mediave të huaja, këngëtarja 57-vjeçare po punon intensivisht për të rikuperuar zërin dhe qëndrueshmërinë, ndërsa burimet e afërta zbulojnë se ajo po përparon më mirë se sa pritej. “Shëndeti i saj është i mirë dhe po arrin përsëri notat e larta. Ajo vazhdon me fizioterapi dhe ushtrime vokale, dhe njerëzit nuk mund ta besojnë se po shërohet kaq shpejt,” – janë shprehur burimet pranë saj. Dion u detyrua të anulonte turneun botëror tre vjet më parë për shkak të një çrregullimi të rrallë nervor që shkakton ngurtësi dhe spazma muskulore, duke e bërë të vështirë ecjen. Edhe pse ka hasur sfida të mëdha personale dhe profesionale,...