Ndërtimi nën presion/ Kostot e pagave dhe makinerive, ekspertët: Shpenzimet për punëtorët, ndër më të lartat

Ndërtimi nën presion/ Kostot e pagave dhe makinerive, ekspertët: Shpenzimet për punëtorët, ndër më të lartat

Vitet e fundit ndërtimi po luan një rol të rëndësishëm në ecurinë ekonomike të vendit teksa sipërfaqet e lejeve janë shtuar ndjeshëm dhe tregu i pasurive të paluajtshme është zgjeruar, sidomos në kryeqytet. Ndonëse oferta në treg sa vjen e rritet edhe çmimet kanë shënuar të njëjtën prirje, duke reflektuar shtrenjtimin e kostove të ndërtimit. Veçanërisht për pagat dhe përdorimin e makinerive, vërehen edhe kostot më të larta për këtë sektor. Sipas të dhënave të INSTAT, Indeksi i Kushtimit në Ndërtim për banesa në tremujorin e dytë të vitit 2025 arriti në 113,5 pikë, me një rritje vjetore prej 1,1%, nga 2,5% që ishte një vit më parë. Të gjejnë punëtorë por mbi të gjitha edhe t’i paguajnë me paga të kënaqshme është një nga...