Tragjedi në Itali/ 30-vjeçarja bie nga kati i gjashtë pas një grindjeje me partnerin, autopsia zbulon shenja dhune

Tragjedi në Itali/ 30-vjeçarja bie nga kati i gjashtë pas një grindjeje me partnerin, autopsia zbulon shenja dhune

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Xhenovën natën mes të dielës dhe të hënës, ku Evelinndel Moori Chamorro, një grua 30-vjeçare nga Peruja, humbi jetën pasi ra nga kati i gjashtë i banesës ku jetonte me partnerin e saj. Hetuesit e Skuadrës Fluturuese, nën drejtimin e prokurorit Giuseppe Longo, po shqyrtojnë hipotezën se viktima mund të jetë rrahur brutalisht dhe më pas hedhur nga ballkoni. Rezultatet paraprake të autopsisë kanë zbuluar dëmtime më të shumta se ato që u konstatuan fillimisht në vendngjarje. Përveç një këmbe dhe një brinje të thyer, janë gjetur fraktura të tjera që rrisin dyshimet mbi natyrën e vdekjes së 30-vjeçares. Partneri i saj, një italian 32-vjeçar, është vënë nën hetim për vrasje të paqëllimshme. Ky hap procedurial është marrë për...