Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Dëbimi i fëmijëve ukrainas, Britania vendos sanksione të reja ndaj Rusisë
Britania e Madhe vendosi të mërkurën sanksione të reja kundër zyrtarëve rusë dhe organizatave rinore të lidhura me atë që Londra e quajti politika e Moskës për t’i “dëbuar, indoktrinuar dhe militarizuar fëmijët ukrainas”. Moska është akuzuar nga qeveritë perëndimore dhe aktivistët se ka dëbuar me forcë fëmijë ukrainas drejt Rusisë pasi e kishte nisur pushtimin e plotë të Ukrainës në shkurt të vitit 2022. Gjykata Ndërkombëtare Penale në Hagë lëshoi fletarrestim në vitin 2023 kundër presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, për rrëmbimin e fëmijëve ukrainas. Qeveria britanike njoftoi se do të vendosë sanksione ndaj “tetë individëve dhe tri organizatave të lidhura me shtetin rus”. Ministria e Jashtme britanike tha se inteligjenca e saj e mbrojtjes gjeti se Moska ka ndjekur një “politikë afatgjatë të...