PriFest shpall filmat garues në kategorinë kryesore ballkanike

PriFest shpall filmat garues në kategorinë kryesore ballkanike

Edicioni i këtij viti i PriFest – Prishtina International Film Festival ka prezantuar kategorinë kryesore garuese të filmave artistikë me metrazh të gjatë nga Ballkani. Në këtë seksion do të konkurrojnë gjashtë filma të fuqishëm, që sjellin histori të ngarkuara me emocione për lirinë, dashurinë dhe identitetin, duke ofruar një përzierje premierash botërore, rajonale dhe vendore. Filmat garues: “NGRYK” nga Ilirjan Himaj, Kosovë/Shqipëri – Premierë Botërore (107 min) “EMILY” nga Ajola Daja, Shqipëri – Premierë Rajonale (72 min) “THE PAVILION” nga Dino Mustafić, Bosnje dhe Hercegovinë, Kroaci, Maqedonia e Veriut, Serbia, Mali i Zi – Premierë (100 min) “ETERNITY PACKAGE” nga Magdelena Ilieva, Bullgari/Itali – Premierë (85 min) “MAN OF THE HOUSE” nga Andamion Murataj, Shqipëri, Itali, Austri, Kroaci, Kosovë, Maqedonia e Veriut – Premierë...