Fillojnë punimet për stadiumin e ri në Suharekë, investim prej 11 milionë eurosh

Fillojnë punimet për stadiumin e ri në Suharekë, investim prej 11 milionë eurosh

Në Suharekë kanë nisur punimet për ndërtimin e stadiumit të ri të qytetit, një projekt madhor i financuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit me vlerë prej 11 milionë eurosh. Stadiumi pritet të përfundojë brenda dy vitesh dhe do të ketë kapacitet mbi 6,500 ulëse, duke përmbushur kriteret e kategorisë 2 plus të UEFA-s. Në ceremoninë e hapjes morën pjesë Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, si dhe Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, përcjellë KultPlus. Kryeministri Kurti e cilësoi këtë projekt si një “lajm të madh për Suharekën dhe futbollin e Kosovës”, duke e lidhur me sukseset ndërkombëtare të KF Ballkanit: “Me këtë investim po lajmë një pjesë të borxhit shtetëror ndaj klubit Ballkani, që me arritjet e...