Video/ Momente dramatike në Turqi, jahti luksoz 700 mijë paund fundoset vetëm 15 minuta pas nisjes së udhëtimit të parë

Video/ Momente dramatike në Turqi, jahti luksoz 700 mijë paund fundoset vetëm 15 minuta pas nisjes së udhëtimit të parë

Një jaht luksoz, i vlerësuar rreth 700 mijë paund, u fundos vetëm disa minuta pasi u lëshua për herë të parë në det, pranë brigjeve të Zonguldakut, në veri të Turqisë. Pamjet e filmuara me telefon tregojnë momentin dramatik kur jahti i quajtur “Dolce Vento” u përmbys dhe u zhyt në ujë vetëm 15 minuta pas nisjes së udhëtimit të parë. Fillimisht lëshimi i tij në det u duk i suksesshëm, por pak sekonda më vonë, jahti filloi të anohej rrezikshëm. Në bord shpërtheu paniku, ndërsa anija vazhdonte të humbiste ekuilibrin dhe më pas u fundos plotësisht. Një prej personave u filmua teksa mundohej të ngjitej mbi mbeturinat e anijes së zhytur. 🇹🇷 Eregli, Turkey: On September 2, 2025, the newly built 24-meter luxury yacht...