Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Kallas: BE-ja s’po arrin ta përdorë fuqinë gjeopolitike në Gaza për shkak të ndarjeve midis anëtarëve
Bashkimi Evropian (BE) po dështon të përdorë fuqinë e tij gjeopolitike në Gaza, pasi shtetet anëtare nuk janë të bashkuara për këtë çështje, tha sot shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas, raporton Anadolu. Duke folur gjatë konferencës vjetore të Institutit të BE-së për Studime të Sigurisë (EUISS) në Bruksel, Kallas theksoi fuqinë ekonomike dhe diplomatike të BE-së, por gjithashtu preku fushat ku BE-ja nuk mund ta përdorë ndikimin e saj. “Një shembull ku ne nuk po e përdorim fuqinë tonë gjeopolitike, sepse nuk jemi të bashkuar, është Gaza”, tha ajo. Kallas theksoi gjithashtu se kriza humanitare në Gaza është një “test themelor” i vendosmërisë së Evropës për të mbrojtur vlerat e saj ndërkombëtarisht. “Ne po hasim vështirësi sepse 27 shtete anëtare kanë...