Bllokohen katër automjete në Kukës, një i arrestuar dhe tre të proceduar për parkime të gabuara

Bllokohen katër automjete në Kukës, një i arrestuar dhe tre të proceduar për parkime të gabuara

Katër automjete janë bllokuar në Kukës. Si pasojë është arrestuar një person, dhe janë proceduar tre të tjerë për parkim të gabuar. Këta drejtues mjetesh kanë penguar lëvizjen në akse të ndryshme të qytetit. Njoftimi: Kukës/Patrullime në të gjithë territorin e qarkut, për të konstatuar parkimet e gabuara, që bëhen shkak për pengimin e lëvizjes së përdoruesve të rrugës. Për këtë paligjshmëri, arrestohet 1 shtetas dhe procedohen penalisht 3. I arrestuari, automjetin me të cilin kishte penguar lëvizjen, e drejtonte pa leje. Bllokohen 4 automjetet. Policia Rrugore e Kukësit, krahas punës për parandalimin e aksidenteve dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit, që janë burim i ngjarjeve me pasoja për shëndetin dhe jetën e përdoruesve të rrugës, po kryen kontrolle, me objektiv evidentimin e...