Brad Pitt blen shtëpi luksoze 12 milionë dollarë në Hollywood Hills (FOTO)

Brad Pitt blen shtëpi luksoze 12 milionë dollarë në Hollywood Hills (FOTO)

Showbiz E Mërkurë, 3 Shtator 2025 12:42 Aktori i njohur Brad Pitt ka blerë një super vilë në Hollywood Hills, Kaliforni, me një histori interesante dhe masa të shtuara sigurie. Lajmi u konfirmua të martën nga “The Post”. Shtëpia është ndërtuar në stil spanjoll dhe ka gjithçka që mund të ëndërrojë një yll i Hollywood-it: 6 dhoma gjumi, 8 banjo, pishinë, kinema brenda në shtëpi dhe kopsht me perime të freskëta etj. Brad Pitt, i cili është 61 vjeç, e bleu këtë vilë prej 779 metrash katrorë nga kitaristi i grupit The Killers, Dave Keuning, dhe bashkëshortja e tij, Emilie. Keuning e kishte blerë në vitin 2021 për rreth 9.6 milionë dollarë nga themeluesi i aplikacionit Grindr, Joel Simkhai, dhe më pas e nxori në...