Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Zbulimi i Varrit Monumental në Bulqizë/ Tare: Fondet për trashëgimi shkojnë tek burokracia dhe projekte të dyshimta
Auron Tare, specialist i trashëgimisë kulturore, denoncon në një postim në Facebook mënyrën se si trajtohen fondet për arkeologjinë në Shqipëri. Ai vlerëson punën e një ekipi modest të Institutit të Arkeologjisë, që përbëhej nga dy arkeologë, njëri me eksperiencë të gjatë dhe njëri i ri, të ndihmuar nga 7 studentë masteri, me një buxhet të cilin Tare e quan “qesharak” – vetëm 7 milionë lekë të vjetra për një zbulim të rëndësishëm historik si Varri Monumental në Bulqizë. Nga ana tjetër, sipas Tares, organizata joqeveritare CHwB, pjesë e projekteve të Fondit 2.4 milion euro të Bankës Botërore për interpretimin turistik të Kalasë së Kaninës, Borshit dhe Shpellës së Spilesë, shpenzon miliona për projekte që ai i konsideron plagjiaturë dhe të realizuara kryesisht për të...