Burimi: 
								Kohajone.com
								
							
                                    Foto © Kohajone.com                                
                            Berisha takon shefin e Misionit të ODHIR, zbardhen diskutimet
                            Sali Berisha zhvilloi një takim me Ambasadorin Lamberto Zannier dhe analisten politike Julia Manchin. Ata diskutuan për zgjedhjet e ardhshme dhe domosdoshmërinë e një procesi të drejtë dhe të monitoruar nga afër. Kreu i PD-së bën të ditur se në takim morën pjesë edhe nënkryetari i PD, Oerd Bylykbashi, zëdhënësja e PD, Floriana Garo, Drejtori i Përgjithshëm i Fushatës, Ervin Minarolli. Berisha theksoi gjatë fjalës së tij se kryeministri Rama nuk e ka respektuar kurrë Kodin Zgjedhor, madje sipas tij, e ka cilësuar atë si “kinezëri” dhe se ai këtë parim e zbaton me fanatizëm. Blerja publike dhe e fshehtë e votës sipas Berishës, shteti elektoral, organizatat kriminale elektorale, janë instrumentatat e paligjshme të kryeministrit për kontrollin e vullnetit të qytetarëve. Në takim u diskutua...