Dasma kthehet në tragjedi- Dhëndri vdes gjatë pritjes së familjarëve

viktima dhe bashkeshortja e tij

ITALI- Një burrë 49-vjeçar vdiq gjatë pritjes së familjarëve në dasmën e tij, vetëm disa orë pas ceremonisë civile në Pavia, Itali. Tragjedia ndodhi të martën në një fermë, ku viktima dhe bashkëshortja e tij do të festonin martesën me të afërmit e tyre ne një ceremoni intime. 49-vjeçari Antimo Squillace u sëmur papritur, teksa ishte duke veshur kostumin e ceremonisë.
Ishte djali i vogël i çiftit që njoftoi të ëmën, pasi pa burrin të shtrirë në dysheme, dhe pavarësisht ndihmës mjekësore, nuk u bë asgjë për jetën e tij.
“Një zemër e madhe, dashuria e jetës sime”, tha e veja. Të martën pasdite, të afërm të ngushtë dhe disa miq u mblodhën për ta ngushëlluar në morgun e Spitalit San Matteo në Pavia. Ata ishin të tronditur, teksa qëndruan pranë familjes.
 “Nuk kishte pasur kurrë shenja paralajmëruese, ai nuk kishte probleme të veçanta shëndetësore, përveç atyre që secili prej nesh mund të ketë”, tha e motra e viktimës./ZËRI