Ethan Hawke: “Nuk do ta kisha përballuar suksesin e ‘Titanic’ si DiCaprio”

Ethan Hawke: “Nuk do ta kisha përballuar suksesin e ‘Titanic’ si DiCaprio”

Aktori amerikan Ethan Hawke ka rrëfyer së fundmi se ka qenë fillimisht në garë për rolin legjendar të Jack Dawson në filmin “Titanic”, rol që në fund e fitoi Leonardo DiCaprio. Në një intervistë për British GQ, 54-vjeçari u shpreh se humbja e rolit ishte një bekim i fshehur.“Nuk mendoj se do ta kisha përballuar atë nivel suksesi aq mirë sa Leo. Ai ishte si një Beatle,” tha ai me sinqeritet. Filmi i regjisorit James Cameron fitoi çmimin Oscar për Filmin më të Mirë dhe e ktheu DiCaprion, atëherë vetëm 23 vjeç, në një ikonë të Hollivudit. Ky rol i hapi rrugën për projekte madhore si “Catch Me If You Can”, “The Aviator” dhe “Blood Diamond”. Pas shumë kandidimesh, aktori fitoi më në fund Oscar-in...