Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Lojërat e fatit të të birit fundosën ish-drejtorin e SHISH. Bisedat: Punon plaku në SHIK
Investigimi ndaj lojërave të fatit në qytetin e Beratit zbuloi si një ish funksionar i shërbimit sekret posedonte të dhëna të klasifikuara, në mënyrë të jashtëligjshme. Në një USB, ish drejtori i SHISH Aleksandër Shulla kishte kopjuar të dhëna mbi automjetet, dhe sistemin e gjendjes civile të vitit 2008. Kjo USB u zbulua gjatë kontrollit për lojërat e fatit të të birit, ku përmbante edhe të dhëna të kategorizuara si të dhëna për policinë kriminale të tetorit 2008 dhe departamentit të hetimit kundër krimeve të rënda dhe database për automjetet. ë dosjen që ka në dorë prokuroria, janë zbardhur edhe bisedat e djalit të drejtorit të SHISH, Pandeli Shulla, i cili në një komunikim me një person tjetër për lojërat e fatit, thotë “Ka lëvizje...