Burimi:
Kultplus.com

Foto © Kultplus.com
“Mes gjumit dhe zgjimit”: Bethlem Museum of the Mind hap ekspozitë mbi ëndrrat e pacientëve të spitalit
Në Bethlem Museum of the Mind, i vendosur në ambientet e spitalit të njohur psikiatrik Bethlem, është hapur ekspozita “Between Sleeping and Waking: Hospital Dreams and Visitations”, që sjell në vëmendje vizionet dhe ëndrrat e pacientëve në orët e turbullta mes gjumit dhe zgjimit. Ekspozita zbulon një botë intime, shpeshherë të frikshme por edhe të njohur, të përjetuar nga pacientët në periudha ankthi, frike apo kurioziteti. Në punimet e ekspozuara shfaqen motive të përsëritura që shumë vizitorë mund t’i njohin nga ëndrrat e tyre: ndjesia e insekteve që shëtisin mbi lëkurë, përjetimi i fluturimit mbi shtrat, përpjekja për të kaluar mes perdeve drejt dritës, raporton Observe.co.uk Ndër artistët e përfaqësuar janë figura të njohura si Charlotte Johnson Wahl (nëna e Boris Johnson), e cila paraqet...