Burimi: 
								Zeri.ai
								
							 
                                
                                    Foto © Zeri.ai                                
                            FOTO/Aksident tragjik në Luksemburg, humbin jetën pesë persona, mes tyre tre shqiptarë
                            viktimat LUKSEMBURG- Një aksident tragjik ka ndodhur pasditen e së hënës në Luksemburg, ku për pasojë kanë humbur jetën 3 shqiptarë të Kosovës. Aksidenti u regjistrua në aksin rrugor mes Heiderscheid dhe Feulen, rreth orës 17:00. Bëhet me dije se në total kanë humbur jetën 5 persona, mes tyre edhe 3 shqiptarët e identifikuar si Edonik Kastrati, Ukë Bajraktaraj dhe Ujkan Bajraktaraj. Mësohet se automjeti me të cilin tre djemtë e rinj po udhëtonin, u përplas ballë për ballë me një tjetër automjet. Si pasojë e shpejtësisë dhe përplasjes së fortë, të dy automjetet shpërthyen në flakë, duke mos lënë pas asnjë të mbijetuar. Lajmi është konfirmuar edhe nga një familjar i njëri prej viktimave përmes një mesazhi të ndjerë, duke publikuar edhe foton e tyre. ...
							
								
									 
								
							
                        
                                                    
                        
                        
                         
                 
                             
                             
                             
                             
                             
                             
                        
                        
                        
                        
                        
                        
                    
                    
                    
                   