Rama ndan pamje nga Liqeni i Komanit dhe Lumi i Shalës: “Tajlanda e Europës” që magjeps turistët

Rama ndan pamje nga Liqeni i Komanit dhe Lumi i Shalës: “Tajlanda e Europës” që magjeps turistët

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka ndarë mëngjesin e së martës pamje mahnitëse nga Liqeni i Komanit dhe Lumi i Shalës, dy prej destinacioneve më të njohura të turizmit malor në Shqipëri. Pamjet pasqyrojnë madhështinë e maleve që rrethojnë liqenin, i cili shtrihet mes tyre dhe u ofron vizitorëve eksperiencën unike të lundrimit gjatë gjithë vitit. Ndërkohë, Lumi i Shalës – i quajtur nga mediet ndërkombëtare “Tajlanda e Europës” – spikat me ujërat e tij kristaltë dhe natyrën e paprekur, transmeton KultPlus. “Pamje nga Liqeni i Komanit e Lumi i Shalës, mikpritës të mijëra vizitorëve që shijojnë përvojat e turizmit malor”, shkroi Rama në rrjetet sociale. Këto dy atraksione në veri të vendit ofrojnë një gamë të gjerë përvojash: lundrim me varkë apo kanoe, ngjitje...