FOTO/ Aksident tragjik në Luksemburg/ Humbin jetën pesë persona, mes tyre tre shqiptarë

viktimat

LUKSEMBURG- Një aksident tragjik ka ndodhur pasditen e së hënës në Luksemburg, ku për pasojë kanë humbur jetën 3 shqiptarë të Kosovës. Aksidenti u regjistrua në aksin rrugor mes Heiderscheid dhe Feulen, rreth orës 17:00. Bëhet me dije se në total kanë humbur jetën 5 persona, mes tyre edhe 3 shqiptarët e identifikuar si Edonik Kastrati, Ukë Bajraktaraj dhe Ujkan Bajraktaraj.
Mësohet se automjeti me të cilin tre djemtë e rinj po udhëtonin, u përplas ballë për ballë me një tjetër automjet. Si pasojë e shpejtësisë dhe përplasjes së fortë, të dy automjetet shpërthyen në flakë, duke mos lënë pas asnjë të mbijetuar. Lajmi është konfirmuar edhe nga një familjar i njëri prej viktimave përmes një mesazhi të ndjerë, duke publikuar edhe foton e tyre. 
“Me dhimbeje te thell ju njoftoje se dje rreth ors 17 ne Luxembourg Acidentalish humben jet 3 Engjullit Uka dhe Ujkani nipat e mi dhe djali i Tezakut Edonik Kastrati Allah ju shprblefte me Xhehnet e Motres tim Zoti ja letoft dhimbej dhe Dhondrrit Bajramit e Tezakt tim Zijas ju kujtojme per jet 3 Engjit e mi”, shkruan ai në profilin e tij në facebook.