Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
‘KQZ na pamundësoi aksesin për provat e farsës së 11 majit’/ Nuri: OSBE-ODIHR s’mund t’i anashkalojë gjetje tona!
Teksa PD ka betejën finale në Kolegjin Zgjedhor për të kundërshtuar rezultatin zgjedhor të 11 majit, në atë që selia blu e cilëson si farsë elektorale, përfaqësuesi ligjor i PD në KQZ, Franc Nuri theksoi se ishte jo normale dhe jo logjike që të mos ankimohej rezultati final për certifikimin e zgjedhjeve. I ftuar në edicionin e pasdites në Syri Tv, nën moderimin e Edvin Parrucës, Nuri tha se KQZ i pamundësoi aksesin PD për sigurimin e provave, në mënyrë që kjo forcë politike të ankimonte në KAS çdo qark. Por pavarëisht kësaj, theksoi Nuri, PD ia doli të sigurojë prova jo vetëm gjatë zgjedhjeve të 11 majit, por edhe më pas, mbi të gjitha duke bërë publike edhe farsën me votën e diasporës për...