Mallakastër/ I riu qëllon me thikë 45-vjeçarin pas sherrit

Mallakastër/ I riu qëllon me thikë 45-vjeçarin pas sherrit

Një 45-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë pas sherrit me një të ri 26-vjeçar në Mallakastër. Sipas policisë, pas një debati mes tyre, i riu goditi me thikë 45-vjeçarin, duke i shkaktuar dëmtime të lehta. I plagosuri mori mjekim në spital dhe u largua për në banesë, pasi plaga nuk paraqiste rrezik, ndërsa autori i dyshuar është në kërkim. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mallakastër shpallën në kërkim shtetasin M. B., 26 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka dëmtuar lehtë, me mjet prerës, një shtetas 45 vjeç, i cili pasi mori mjekim në spital, u largua në banesë. Punohet për kapjen e 26-vjeçarit”, thuhet në njoftimin e policisë.