Zgjedhjet e 11 majit në duart e gjyqtarëve Lutfije Celami (relatore), Entela Shedula, Alma Kodraliu, Ornela Naqellari dhe Enkel Peza

Zgjedhjet e 11 majit në duart e gjyqtarëve Lutfije Celami (relatore), Entela Shedula, Alma Kodraliu, Ornela Naqellari dhe Enkel Peza

Kolegji Zgjedhor ka caktuar 4 shtatorin si data ku do të mbahet seanca mbi ankimin e koalicionit PDF-ASHM mbi rezultatin final të zgjedhjeve të 11 majit. Në fakt zgjedhjet i vulosen shqiptarët, por gjithsesi e drejta ligjore e PD për të kundërshtuar do të shqyrtohet me 4 shtator. Njoftimi i Kolegjit Zgjedhor: “Në Gjykatën Administrative të Apelit Tiranë, për llogari të Kolegjit Zgjedhor Gjyqësor, është paraqitur për shqyrtim, Kërkesëpadia Nr.30 Regjistri Themeltar Dt.01.09.2025 Regjistrimi, me: PADITËS: Koalicioni “Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore” (PD-ASHM). I PADITUR: Komisioni Qendror i Zgjedhjeve – KQZ. PERSON I TRETË: Partia Socialiste. OBJEKTI: Ndryshimin e Vendimit nr.34, datë 28.08.2025 të Komisionit Rregullator pranë KQZ, duke vendosur rrëzimin e propozimit të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ) për shpalljen e rezultatit përfundimtar të Zgjedhjeve për...