Homazhe në TKOB në nder të Dhimitër Anagnostit, regjisori do të prehet në vendin e lindjes

Homazhe në TKOB në nder të Dhimitër Anagnostit, regjisori do të prehet në vendin e lindjes

Këtë të martë, janë zhvilluar homazhe në nder të regjisorit të mirënjohur Dhimitër Anagnosti. Familjarë, miq, kolegë, bashkëpunëtorë, figura të shumta të artit, kinemasë e politikës kanë nderuar figurën e të ndjerit Anagnosti. Kryeministri Edi Rama, ministri i Kulturës Blendi Gonxhja, Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi, Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla, kryedemorkati Sali Berisha, Presidenti Bajram Begaj i shoqëruar nga Zonja e Parë, Ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro kanë kryer homazhet në Hollin e Teatrit të Operas dhe Baletit në nderim të figurës së arkitektit të kinematografisë shqiptare. Ditën e mërkurë (3 shtator) do të bëhet përcjellja e regjisorit Anagnosti për në banesën e fundit, në vendin e lindjes, në Vuno të Himarës. Berisha: Ditë zie për...