Nuk arriti të siguronte karrigen në Kuvend, ish-deputet i PD i bashkohet ekipit të Presidentes Osmani! Ja pozicioni që do të ketë

Nuk arriti të siguronte karrigen në Kuvend, ish-deputet i PD i bashkohet ekipit të Presidentes Osmani! Ja pozicioni që do të ketë

Ish-deputeti i PD, Kreshnik Çollaku do të bëhet pjesë e ekipit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, për t’u bërë pjesë e ekipit të saj në pozicionin e Këshilltarit për Politikë të Jashtme. Përmes një postimi në rrjetet sociale, demokrati shprehet se ky angazhim i jep mundësi të shkëlqyer për të qenë midis Tiranës dhe Prishtinës. Në zgjedhjet e 11 majit, ai ishte pjesë e listave të hapura, ku nuk arriti të siguronte mandatin e deputetit. Sakaq ai shpreh mirënjohje për besimin dhe vlerësimin e dhënë nga presidentja Osmani. “Të dashur miq, Me kënaqësi dhe krenari kam pranuar ftesën e Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, për t’u bërë pjesë e ekipit të saj në pozicionin e Këshilltarit për Politikë të Jashtme. Dëshira dhe vullneti im...