U gjet i vdekur në Marbella! ‘Ushtari’ i Visit të Pojës e takoi i fundit, ADN-ja do të vërtetojë nëse i përket Miklovan Danajt

Miklovan Danaj dhe Juxhin Drazhi

SPANJË-Miklovan Danaj i shpallur i zhdukur prej muajit maj u gjet i vdekur në bregdetin e Marbellës në Spanjë. Pas gjetjes së trupit të pajetë, që besohet se i përket Danajt, autorietet spanjolle kanë nisur verifikimet për identifikimin e saktë të tij. Policia ka marrë ADN-në e vëllait dhe vajzës së Danajt, me qëllim krahasimin e materialit genetik.
Ndërkohë nga pamjet e kamerave të sigurisë në Spanjë u zbulua se personi i fundit që Danaj kishte takim ishte Juxhin Drazhi, i cili rezulton i arrestuar në gusht po në Spanjë për llogari të SPAK për trafik kokaine. Drazhi është i njohur si pjesë e grupit kriminal të Elvis Doçit, alias “Visi i Pojës”.
Ai u kap nga Garda Civile spanjolle në një vilë luksoze në Almuñécar, Granada, ku jetonte i izoluar dhe nën masa të rrepta sigurie për të shmangur identifikimin. Drazhi do të merret në pyetje edhe për zhdukjen e Dakajt, por deri më tani nuk ka prova konkrete që e lidhin atë me zhdukjen.

Personi i fundit që kishte pasur kontakt me të ishte bashkëshortja e tij, me të cilën disa orë përpara se të zhdukej kanë shkuar në një qendër shëndetësore për ti bërë vaksinën fëmijës së mitur. Partnerja e tij denoncoi në Polici në shtetin spanjoll zhdukjen e bashkëshortit të saj si dhe të njëjtin kallëzim e ka bërë dhe në komisariatin e Shkodrës. Asakohe familjarët e Danaj kanë rrëfyer se një person u ka thënë: “Miklovani është vrarë, mos e kërkoni”. Dhe për fat të keq ai u gjet i pajetë.
Policia spanjolle ka marrë në dispozicion edhe mesazhet në Telegram dërguar bashkëshortes ku njoftohej të mos e kërkonin Dakajn pasi ishte hedhur në det, por dekodimi është i vështirë për gjurmimin nga kush dhe ku është dërguar mesazhi.

Deri më tani, pista kryesore ku janë përqëndruar hetimet është ajo e hesapeve të palara me personazhe nga bota e krimit, kryesisht e trafikut të drogës. Miklovani kishte krijuar lidhje të forta në trafikun e drogës, duke u zhvendosur nga Pisa, Itali, në Marbella, Spanjë, ku menaxhonte dërgesa të kokainës nga Kolumbia drejt Evropës, ndërsa shkak i tragjedisë dyshohet se të jenë bërë konfliktet apo mosmarrëveshjet me bashkëpunëtorët.
Në lidhje me rastin ende nuk ka arrestime dhe autoritetet nuk kanë zbuluar informacion mbi rrethanat aktuale të gjetjes./ZËRI

gaggagaggapng

ggagagaggapng

screenshot 5 1