Ministri i Mbrojtjes Piro Vengu pret 72 efektivë nga Emiratet Arabe që ndihmuan në shuarjen e zjarreve

Ministri i Mbrojtjes Piro Vengu pret 72 efektivë nga Emiratet Arabe që ndihmuan në shuarjen e zjarreve

Ministri i Mbrojtjes Piro Vengu ka falenderuar Emiratet e Bashkuara Arabe për gjithçka bënë gjatë zjarrëve që kapluan Shqipërinë. Ai shkruan në postimin e tij në facebook: “Mirënjohje për partnerët tanë nga Emiratet e Bashkuara Arabe, që për 3 javë ndihmuan Shqipërinë në luftën kundër zjarreve. 72 efektivë + 2 helikopterë Black Hawk Dhjetëra operacione nga ajri dhe toka Faleminderit për solidaritetin, profesionalizmin dhe bashkëpunimin me trupat  shqiptare që çdo ditë mbrojnë jetën dhe natyrën me përkushtim e sakrificë. Shukran jazīlan!”.